Google ADS

884 të shëruar nga Covid-19 brenda 24 orëve

15:09 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Janë shëruar edhe 884 pacientë të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253, shkruan portali arbresh.info

Gjithashtu 11 persona kanë humbur betejën me këtë virus vdekjeprurës.

Më i riu prej viktimave ishte një 47-vjeçar/e.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç),  Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç)./arbresh.info/

884 TË SHËRUAR DHE 561 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 9 December 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme