883 milionë euro nga Plani i Rritjes, Koopman përgëzon Kosovën për Agjendën e Reformave

12:59 | 27 Tetor 2024
E.G

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian (KE) për Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka përgëzuar Kosovën për Agjendën e Reformave.

Me anë të një postimi në “X”, ai ka theksuar se vendi i vogël ballkanik mund të përfitojë 883 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE), shkruan  Arbresh.info.

“Miratimi i Agjendës së Reformave për Kosovën do t’i lejojë asaj të zhbllokojë 883 milionë euro, për të sjellë përpara konvergjencën socio-ekonomike dhe për të zbatuar reformat e orientuara drejt BE-së”, ka shkruar Koopman.

Të ngjashme