Google ADS

88 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

15:16 | 27 Korrik 2017
M. A.

42 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithsej për dy ditë janë regjistruar 88 deputetë nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, shkruan arbresh.info

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1494418697289884/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme