Google ADS

86 prokurorë angazhohen sot, policia në të gjitha Qendrat e Votimit

06:46 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka bërë të ditur se  Prokurioria e Shtetit në bazë të momerandunit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka caktuar 86 prokurorë që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve lokale për kryetar dhe kuvende komunale, më 22 tetor, raporton arbresh.info. 

“Ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendëskoordinator. Një prokuror për ditën e zgjedhjeve. Ka caktuar 7 koordinator për rajonet e Kosovës. Prokurori i shtetit ka caktuar 86 prokuror për ditën e zgjedhjeve të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës,” është shprehur Morina.

Edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka thënë se Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e të gjitha detyrave që parashihen më marrëveshjen përbashkët për ditën e zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.

“Të gjitha këto aktivitete janë marrë duke zbatuar ligjin në vend”, ka thënë ai.

Sipas Rexhës Policia e Kosovës edhe në ditën e zgjedhjeve do t’i mbuloj të gjitha pikat dhe do të jenë në sigurim të personelit që ka për obligim bartjen e materialit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme