Google ADS

86 prokuror aktiv në ditën e zgjedhjeve

11:39 | 19 Tetor 2017
arbresh.info

Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, tha se Prokurioria e Shtetit në bazë të momerandunit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka caktuar 86 prokurorë që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve lokale për kryetar dhe kuvende komunale, më 22 tetor, raporton arbresh.info.  

“Ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendëskoordinator. Një prokuror për ditën e zgjedhjeve. Ka caktuar 7 koordinator për rajonet e Kosovës. Prokurori i shtetit ka caktuar 86 prokuror për ditën e zgjedhjeve të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës,” është shprehur Morina.

Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për medie të përbashkët me KQZ-në dhe Policinë e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme