85 pacientë po trajtohen me COVID-19 në Klinikat e QKUK-së, mes tyre edhe dy foshnje

10:38 | 26 Korrik 2022
E.H

85 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportet e datës 26 korrik 2022.

Sipas ShSKUK-së, në mesin e të infektuarve po trajtohen edhe dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 24 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,12 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë./arbresh.info/

Të ngjashme