Google ADS

85 aksidente në trafik për 24 orë, Policia shqiptoi mbi 1900 tiketa

09:58 | 9 Prill 2024
E.H

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 85 aksidente trafiku.

Prej tyre, 35 aksidente janë me të lënduar dhe 50 me dëme materiale.

Ndërsa, në raportin 24 orësh thuhet se janë shqiptuar 1,904 gjoba trafiku.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore janë arrestuar tetë persona ndërsa gjashtë janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme