843 qortime nga 1 tetori për targat ilegale

17:30 | 5 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e tij të fundit për situatën në veri, ka njoftuar se nga 1 nëntori numri i qortimeve të dhëna për serbët që nuk kanë konvertuar targat ilegale në RKS ka qenë 843.

Sipas Kurtit, gjatë shqiptimit të masave të qortimeve nuk ka pasur asnjë incident e asnjë ankesë.

Kreu i Qeverisë përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që kanë targa ilegale t’i konvertojnë ato në RKS, pasi ka lehtësira të mëdha tatimore.

“Nga 1 nëntori ka filluar dhënia e qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës, trashëgimi ato e regjimit të Milosheviqit. Deri më sot, numri i qortimeve të dhëna është gjithsej 843. Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë. Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj”, ka shkruar Kurti.

Sipas vendimit të Qeverisë për shkallëzim të sanksioneve, nga deri më 21 nëntor do të ketë masa qortuese për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS.

Deri më 21 janar, do të fillojë gjoba prej 150 eurosh.

Deri më 21 prill do të ketë targa provuese dhe më pas konfiskim.

Kujtojmë se sot serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës si shenjë proteste për vendimet e fundit të Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme