8,346 kosovarë u shëruan nga coronavirusi – mbeten 3,534 raste aktive

08:38 | 23 Gusht 2020
L G

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me coronavirus, numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme