Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 153 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 84 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe 10 me CPAP maskë.
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 50 pacientë, prej tyre 25 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 1 me CPAP maskë.
Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 46 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej janë duke u trajtuar 18 pacientë.
Haradinaj propozon udhëheqjen e qeverisë së ardhshme me rota...
Driloni ia përmend ‘trileçen’, Xheneta ja përplas fytyrës: Ç...
Zgjedhja e Trumpit ofron mundësi të re për dialogun SHBA-Rus...
Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje kundër dhunës në in...
Gjendet një bombë pranë burgut të Burrelit, policia në alarm
Grossi paralajmëron Iranin se po mbyllet dritarja për bisedi...