Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 153 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 84 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe 10 me CPAP maskë.
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 50 pacientë, prej tyre 25 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 1 me CPAP maskë.
Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 46 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej janë duke u trajtuar 18 pacientë.
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...