Google ADS

82 raste të reja pozitive me Covid-19

19:52 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Janë shënuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Pas testimit të 456 mostrave të marra dhe gjurmimit të kontakteve, tetëdhjetë e dy prej tyre rezultuan pozitive, transmeton portali arbresh.info.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 1,998.

Të shëruar janë 980 raste, kurse viktima janë 34./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme