Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.165 testime për coronavirus, ndërsa 813 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 549, Manastir – 49, Kumanovë – 40, Kavadar – 25, Ohër – 20, Strumicë – 17, Prilep – 16, Shtip – 11, Strugë – 10, Gostivar dhe Veles – nga 9, Gjevgjeli – 7, Koçani – 6, Resnja dhe Vinica – nga 5, Kriva Pallanka, Radovishi, Dellçeva dhe Probishtipi – nga 4, Tetova, Kërçova, Negotina, Berova dhe Dibra – nga 3, Demir Hisar – 2, Sveti Nikolla dhe Vallandova – nga 1.
Nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27 deri 29 dhjetor 2021.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 998 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 243.277, prej të cilëve 215.852 janë shëruar, ndërsa 8.042 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (10 janar) është 10.383.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...