Policia e Kosovës gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma.
Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’.
Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla.
Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata.
Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.
Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar./arbresh.info/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...