81 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale nga Covid-19

10:33 | 6 Gusht 2022
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në mjekim nga COVID-19 janë 81 pacientë, duke u bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive ka 21 pacientë dhe dy të tjerë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Gjinekologji pesë pacientë.

Nga spitalet rajonale, ai i Gjakovës ka 16 pacientë me COVID-19, Spitali i Pejës 13 pacientë, ai në Gjilan 8 pacientë, Spitali i Prizrenit 5 pacientë ndërsa në Spitalin e Mitrovicës po trajtohet një pacient. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme