Në shtatë mujorin e parë të këtij viti sëmundja e kancerit në Kosovë ka shënuar ulje rreth 15% të rasteve të reja. Këtë vit janë evidentuar 800 raste të reja, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 950 raste.
Shkaktarë i uljes së shifrave të kancerit në vend, është përhapja e koronavirusit, ku me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 institucionet shëndetësore i kanë shtyrë shërbimet mjekësore dhe në këtë mënyrë është vonuar diagnostikimi i sëmundjeve malinje.
Kështu thotë në një intervistë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Ai thotë se në krahasim me vitin 2019 këtë vit kemi ulje rreth 15% të rasteve të reja me kancer.
“Në ketë vit evidentojmë 800 raste të reja, në krahasim me vitin e kaluar i bie që ka rrënje 15% më pak sesa në periudhë të vitit 2019 sepse në vitin 2019 kemi regjistruar rreth 950 raste të reja. Kjo lidhet me faktin se ka ndikuar edhe diagnostikimi më i vonshëm në këtë rast edhe intervenimet e ndryshme kirurgjikale të cilat janë s’postua për shkak të pandemisë. Normalisht dhe interesimi dhe kërkesat e pacienteve kanë qenë pak më të vogla”, tha ai.
Në këtë kohë kur pandemia ka shënuar shifra të larta edhe në vendin tonë, pacientët që vuajnë nga kanceri po ballafaqohen edhe me COVID-19.
Sipas onkologut, Ilir Kurtishi në muajt e fundit është rritur numri i pacientëve me kancer që janë prekur me COVID19.
“Deri në maj kanë qenë dy pacientë të cilët ne i kemi pasur dhe i kemi trajtuar se bashku me klinikën infektive. Kurse muajin e fundit numri i këtyre pacientëve të cilët kanë qenë të infektuar me COVID19 është dhjetëra here më i madh, por për fat të mirë të gjithë ata pacientë që kanë pasur edhe kancer edhe janë infektuar me COVID19 të gjithë e kanë tejkaluar ketë problematik dhe pastaj kane vazhduar trajtimin onkologjikë sipas rekomandimeve te mjekut”, thotë ai.
Trendi i llojshmërisë së kancerit, sipas Kurtishit, vazhdon të jetë i njëjtë, derisa te gjinia femërore edhe këtë vit dominon kanceri i gjirit.
Ndërsa tek meshkujt kanceri i mushkërive.
“Tek gjinia vazhdon të jetë trendi i njëjtë si i viteve të kaluara tek femrat dominon kanceri i gjirit me përqindje me të madhe. Kurse tek meshkujt vazhdon të jetë problem kanceri i mushkërive numër 1. Kurse si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat kanceri më i shpeshtë është tek zorra e trash dhe pastaj vjen tek femrat kanceri i organeve gjenitale, dhe tek meshkujt kanceri i lukthit pankreasit”, vlerësoi ai.
Kurtishi thotë se, COVID-19 ka shkaktuar disa telashe në furnizimin me ilaçe të cilat pacientët është dashur t’i sigurojnë vetë.
“Deri në këtë moment Klinika e Onkologjisë gjatë këtij viti ka ofruar mbi 100 mijë shërbime të formave të ndryshme. Pacientëve nuk ju ka munguar shërbimi përpos rasteve të caktuara kur ka pasur mungesa të herë pas hershme të disa ilaçeve të cilat pacientët është dashur t’i sigurojnë vetë”, ka thënë Kurtishi./A.Zeka/arbresh.info/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni