Google ADS

800 mijë vende të lira të punës në Gjermani

11:59 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Konfederata e Sindikatave Gjermane ka paralajmëruar se lehtësimi për punëtorët e huaj, mund të çojë në uljen e pagave, apo edhe shfrytëzimin e punëtorëve të huaj.
Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive.

Gjermania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit për të tërhequr punëkërkuesit e huaj dhe për të rimbushur fuqinë punëtorë, pavarësisht se ka pasur shumë kundërshtime.

Ligji i parë gjerman i imigracionit, që do të dakordohet nga kabineti i kancelares Angela Merkel të mërkurën, pritet me interesim të madh industritë, shkruan “Th Local”.

Por, ky ligj që do të vihet në Parlament, rrezikon të hapë debate të ndryshme, por edhe polemika, pasi në Gjermani që nga viti 2015, kanë ardhur milionë emigrantë, kryesisht myslimanë, përcjell albinfo.ch.

Konfederata e Sindikatave Gjermane ka paralajmëruar se lehtësimi për punëtorët e huaj, mund të çojë në uljen e pagave, apo edhe shfrytëzimin e punëtorëve të huaj.

Sipas rregullave të reja, punëkërkuesit që vijnë nga vendet jashtë BE-së, do të mund të vinin në Gjermani për të punuar për gjashtë muaj dhe që të mbështesin veten financiarisht.

Kjo do të vlente për ata që gatuajnë, punëtorët e metalurgjisë ose teknikët e TI-së.

Gjithashtu kjo do të përfshinte edhe emigrantët që janë në Gjermani dhe që presin vendimet për aplikim për azil për të qëndruar, nëse janë të punësuar me paga dhe mund të tregojnë se integruar në strukturën e shoqërisë gjermane.

Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive. Raportohet se mbi 800 mijë vende të lira pune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme