Këtë e ka bërë të ditur në Ora e Fundit, Bajram Gashi – familjar i katërvjeçarit të humbur, teksa shtoi se që nga ajo kohë kanë kërkuar në secilin vend por nuk kanë rënë në ndonjë gjurmë të tij.
Përveç banorëve bëhet e ditur që tashmë janë angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës për të kërkuar katërvjeçarin e humbur Erion Gashin, njofton Klan Kosova.
”Rreth 80 persona kanë dalur në kërkim të fëmijës. Tashmë janë duke pritur edhe FSK-në që janë duke kërkuar fëmijën”.
”Kemi dal që nga momenti kur kemi dëgjuar se fëmija është larguar nga shtëpia”.
”Është pak problem për ne me këto mundësi për ta këkruar fëmijën. Prej orës 17 deri tani kemi kërkuar gjithkund. Nuk kemi lë vend pa kërkuar, por skemi ra në gjurmë të tij”.
”Sipas nanës së tij fëmiu i është larguar nga duart e saj. Nuk po dyshojmë se ky fëmijë ka mundur me arrit deri tek liqeni”, ka përfunduar familjari Bajram Gashi.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...