80 për qind e qytetarëve të Kosovës të anketuar nga UNDP besojnë se lidhjet familjare, ato partiake dhe ryshfeti janë kusht për punësimin në institucione publike.
Kurse vetëm në 33 nga 85 raste është respektuar rekrutimi i këshilluar nga profesionistët e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
E kjo është dëshmi se politikanët duhet të angazhohen në mënyrë që të kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.
Kështu u tha në diskutimin virtual me temën “Rekrutimet (jo)meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”, të organizuar nga Instituti GAP dhe Kosovo 2.0.
Drejtori i Hulumtimit në Institutin GAP, Jeton Mehmeti bëri të ditur se ka një numër shumë të vogël të qytetarëve që besojnë se rekrutimi i punëtorëve në sektorin publik bëhet në bazë të meritokracisë.
“Ajo çfarë sugjeron raporti jonë tregon se besimi i qytetarëve në punësimin në sektorin publik është shumë i ulët. Rreth 80 për qind e qytetarëve mendojnë se punësimi në sektorin publik, kusht kryesor kanë lidhjet familjare, lidhjet partiake dhe ryshfeti, përderisa vetëm 20 për qind e tyre mendojnë që përgatitja profesionale, shkollimi dhe përvojat në punë janë faktorët të cilët do të ndihmonin ën punësim në sektorin publik”, tha ai.
E Bashkimi Evropian mbetet i zhgënjyer me institucionet e Kosovës sa i përket punësimit në bazë të meritokracisë.
Luigi Brusa, përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor cilësia e burimeve njerëzore, në veçanti në institucionet qeveritare nuk është në nivelin e duhur. Për këtë, Brusa tha se perfomanca më e mirë do të marrë financim më të mirë./arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...