Sot, në 8 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, me anëtarë të kryesisë së Lëvizjes, ministra, deputetë, aktivistë, fillimisht vizituan familjen Dehari e më pas bashkë me ta dhe shoqëri të gjerë bënë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.
Kujtojmë dhe nuk harrojmë që 8 vjet më parë Astriti u vra në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë.
Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se vrasja e Astrit Deharit vazhdon të jetë e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet kishim katër prokurorë që dolën në pension pa e kryer punën dhe tash e kemi prokurorin e pestë ndaj të cilit po ashtu shprehim interesimin, gatishmërinë dhe vullnetin ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi si Lëvizje e si qeveri e Kosovës, për të sjellë drejtësinë e munguar.
“Sot u mbushën 8 vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas 8 vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!, si qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptarë, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.” – Kryeministri Albin Kurti.
Babai i Arbënor dhe Astrit Deharit, shkrimtari, deputeti ynë, Avni Dehari, falënderoi pjesëmarrësit në homazhe dhe ndau urimin që ky rast të mos zvarritet më tutje dhe të zgjidhet sa më parë.
Ai theksoi se nëse gjyqësia dështon në këtë rast e në raste të ngjashme atëherë tregon që Kosova nuk e meriton një gjyqësi të tillë.
“Humbja e jetës së Astritit në burgun e Prizrenit ka 8 vjet që po manipulohet e keqtrajtohet nga gjyqësia e Kosovës. 8 vjet një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës – të mos zbardhet e vërteta për te, flet për ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë, flet për ata që edhe sot e kësaj dite mundohen t’i fshehin gjurmët e tyre. Urimi im do të ishte që jo të zbardhet e vërteta vetëm për Astritin, por nëse nuk zbardhet ky rast, edhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel, dhe Kosova nuk meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, tha deputeti Dehari./Arbreshh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...