Rahoveci është kryeqendër e Anadrinisë, qytet i verës e i rakisë, i rrethuar nga vreshtat.
Rakia e rrushit mbetët një nga preferencat e atyre të cilët e konsumojnë alkoolin, por shumë pak prej tyre arrin të shohin apo të dinë se si përpunohet kjo raki, shkruan arbresh.info.
E nga punimi i rakisë pronari i këtij bodrumi tha se është gjenerata e gjashtë dhe se ai këtë e ka bartur edhe tek djali i tij.
“Ne si familje mbahemi nga ky biznes, babagjyshi ka punuar edhe të tjerët para tij, dhe unë jam gjenerata e gjashtë e këtë e kam bartur edhe tek djali i cili ka studiuar për këtë lëmi”, tha ai.
Procesi i rakisë kalon nëpër disa faza të cilat për arbresh.info i shpjegon Gazmend Daka, prodhues i rakisë, në Rahovec.
“Ky është kazani për pjekjen e rakisë, dhe është një kazan prej 200 litrave dhe është nga bakri. Pjesa ku e ka rrushin është nga bakri si dhe pjesa e poshtme edhe kapaku lartë po ashtu nga bakri. Ndërsa nga grupi kalon tek ajo pjesa atje që gjendet dhe prej atu shndërrohet prej avullit në lëngë dhe nga atu del alkooli, dhe çdo kund ku ka alkool është nga bakri pasi që bakri është më i pastër dhe më i rezistueshme ndaj temperaturave të larta”, shpjegoi Daka.
Daka tha se temperaturat në këtë kazanë arrijnë deri në 100 shkallë.
“Në pjesën ku është zjarri janë temperaturat 100 shkallë që më e mbërri procesin e vlimit. Kjo zgjatë diku dy orë pasi që edhe kjo varet nga kushtet klimatike ku e bënë pjekjen sepse nëse është lëngu i ftoft procesi zgjatet pak ma ngadalë, dhe nëse është lëngu më i nxet nëse është temperatura 20-22, pra është temperaturë konstante atëherë shkon më ngadalë”, tha Daka.
Ndryshe me çka janë mësuar ta bëjnë punimin e rakisë, Daka tha se kjo metodë është moderuar dhe ka kaluar në një formë të ngjashme por më të avancuar.
“Kjo metodë e lehtëson mjaftë procesin e përpunimit është arsyeja se është një kazan diku njëmijë mililitër, dhe duhet kohë deri sa e bënë piken e vlimit. Ky kazan për një orë një orë e gjysmë e bënë përpunimin e rakisë, dhe është tre kolona dhe del rakia shumë më e pastër. Është një metodë e re kjo dhe ka filluar tani në këto dy vitet e fundit në Rahovec dhe ma merr mendja që është një metodë shumë më e mirë më praktike”, shpjegoi Daka.
Pa dyshim që cilësia në këtë formë dallon, shpjegoi ai.
“ Dallon cilësia e rakisë e te ky kazan, pasi që është me kolona dhe është më e mirë cilësia e rakisë”
Rakia më e vjetër që e posedon bodrumi Daka, është gjashtë vjeçare.
“Kemi raki që e ruajmë për gjashtë vite në barik dhe tek atëherë e vendosim në treg, kështu kjo e bënë atë raki më të shtrenjtë më të mirë”, tha ai.
Problem kryesor në këtë sektor mbeten përpunuesit e rakisë nëpër qytete ku sipas Dakës, janë anti-reklamë e punës shumëvjeçare të përpunimit të rakisë në Rahovec.
“Rakia e rrushit është mjaftë e kërkuar në treg. E për këtë janë metodat klasike të cilat përdorën për të pjekur rakinë. Problem kryesorë në Kosovë është se janë shumë përpunues të rakisë nëpër qytete të tjera që nuk paguajnë fare tatim dhe kanë anti- reklamë ndaj Rahovecit se rakia bahet me hapa etj”,tha Daka.
Dashuria për verën dhe të gjithë ata që e duan atë i bënë bashkë të gjithë në vendin ku rakia ka rrënjët dhe mbetet pa dyshim pikë takimi i të gjithë rakidashësve./S.DEDUSHI/ARBRESH.INFO/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...