Google ADS

8 të vdekur dhe 754 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14:58 | 7 Shkurt 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 754 raste të reja me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.793.236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.
Në total numri i rasteve aktive është 23.823./arbresh.info/

Të ngjashme