Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas.
Në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet.
Derisa, Daut Hoxha, Zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me rastin në fjalë, derisa bën të ditur se janë lënduar gjithsej 8 persona, të cilët po trajtohen në Emergjencë në Prishtinë.
Ky është njoftimi i policisë (pa ndërhyrje):
Ju informoj se rreth ores 14:45 ne rrugen Drenas – Komoran ne fshatin Zabel i ulet është shkaktuar nje aksident trafiku me lendime trupore ku te perfshira ne aksident ishin nje automjet-kombi me udhtarë dhe nje veturë, ku si pasoj e aksidentit janë lenduar tetë (8) persona te cilet janë transportuar per ne emergjencë ne Prishtinë.
Njesitet relevante policore kane dale ne vendin e aksidentit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve te ketij aksidenti, prandaj deri ne kryerjen e ketyre procedurave ky aks rrugor ka qene i mbyllur per tu hapur prap per qarkullim rreth ores 17:00. Policia e Kosovës inkurajon te gjithe qytetaret qe gjate qarkullimit me automjetet e tyre te jene me vigjilent dhe shpejtsine e automjeteve ta pershtatin me kushtet e rruges dhe shenjat e kufizimit te shpejtesise ne trafik t’i respektojne me perpikëri.
Perndryshe Policia e Kosoves vazhdon dhe do te vazhdoj ndermarrjen e masave rigoroze ndaj te gjithe atyre qe shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerance do te aplikohet ne ketë aspekt, me te vetmin qellim sigurine me te madhe ne rruget tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030