Policia e Kosovës në një operacion të zhvilluar ka sekuestruar 91 kg substancë narkotike dhe ka arrestuar një pëson të dyshuar.
Në një konferencë për media u tha se për këtë aksion janë zhvilluar hetime disa mujore.
Konfiskimi është bërë të mërkurën në fshatin Konushefc të Podujevës, rreth orës 08:20 minuta.
Reshat Murselaj drejtor i Drejtorisë së Narkotikëve, tha se persona e dyshuar kanë qenë në përcjellje për një kohë të gjatë.
Ai tha se ata nuk kanë respektuar urdhrin e Policisë për ndalje dhe gjatë lëvizjes me veturë kanë goditur një policë.
“Personat në veturë nuk kanë përfillur urdhrat policorë për ndalim, kanë rritur shpejtësinë dhe më pas kanë goditur njërin prej policëve duke i shkaktuar lëndime të leha trupore. Kjo ka detyruar që njërin prej hetuesve ta shkrep armën dy herë. Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria. Më pas, vetura është braktisur dhe të dyshuarit ia kanë dalë të arratisen në këmbë”, tha Murselaj, raporton arbresh.info.
Ai bëri të ditur se është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve, F.M., 55-vjeç, në Konushefc të Podujevës, ku dyshohet se është përdor si depo për ruajtjen e substancave narkotike.
Janë sekuestruar katër vetura e mbi 650 euro.
Po ashtu është kontrolluar edhe një shtëpi në Brodosan të Dragashit, i të dyshuarit M.Q., por nuk është gjetur asgjë.
Sipas Murselajt, droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e Bashkimit Evropian./arbresh.info/
/arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...