Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský.
Osmani e ka falënderuar kryediplomatin çek për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas presidentes është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eleminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...