Janë bërë mbi 8 orë nga fillimi i bastisjes në dy shtëpitë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, e këto bastisje ende nuk kanë përfunduar nga hetuesit e zyrës se Prokurorit të Specializuar.
Këto bastisje operacionale kanë filluar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, dhe në qytetin e Drenasit, raporton arbresh.info.
Deri më tani hetuesit kanë kryer bastisjen në katin e parë të shtëpisë, dhe po vazhdojnë me bastisjen e gjithë shtëpisë.
E tek këto dy lokacione janë shtëpitë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, konkretisht në fshatin Negroc, në vendlindjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe në Lagjen Velania në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Bëjmë të ditur se Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në Negroc po qëndron Policia e Kosovës por portali arbresh.info, vesh se Shtëpia e Krasniqit në Negroc ëshë duke u bastisë nga Zyra e Pokurorit të Specializuar, por bastisja po vazhdon në shtëpinë e tij në lagjen Velania në Prishtinë.
Bëjmë të ditur se përveç bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit, është folur edhe për një bastisje të mundshme në shtëpinë e Azem Syles në fshatin Kishnarek të Drenasit. Ekipi i Arbresh.info, ka qëndruar disa orë më parë pranë shtëpisë së Sylës, mirëpo gjithçka është dukur e zakonshme dhe se nuk është parë asnjë lëvizje apo bastisje nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.
Po ashtu me zhvillimet që po kryhen nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, nuk janë pajtuar as zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë shkuar pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar.
Ata kanë thënë, se familja e Jakup Krasniqit, po merren në pyetje brenda shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë, ku po mbahen me një dhomë në shtëpinë e tij, të gjithë pjesëtarët e familjes Krasniqi. Ndërkaq, krerë e deputet të Kosovës kanë reaguar me këto bastisje të hershme, duke i quajtur shqetësuese dhe maltretuese.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë. Kështu ka bërë të ditur, avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani /Arbresh.info/
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq