Sot ka filluar mësimi në të gjithë shkollat e Kosovës, në bazë të vendimit për pezullimin e grevës të shtunën.
Ky vendim erdhi pas plot një muaj grevë nga mësimdhënësit, të cilët gjatë javës së kaluar votuan pro fillimit të mësimit, ku 55% ishin pro, ndërsa 45% e mësimdhënësve ishin kundër.
Sikur në çdo shkollë tjetër, edhe në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë sot ka nisur procesi mësimor, shkruan arbresh.info.
Nxënësit e kësaj shkolle e kanë pritur me shumë dëshirë hapjen e shkollave për ta, ku nxënësja Sara Ahmeti thotë se kanë qenë të lodhur nga monotonia që ua ka krijuar pushimi dhe qëndrimi 4 mujor në shtëpi.
“Jam shumë e lumtur që ka filluar mësimi sepse pas një monotonie të gjatë në shtëpi, kemi qenë të lodhur nga pritja e gjatë pa shkollë. Shkolla më ka munguar shumë, edhe arsimtarët dhe shoqëria kanë qenë shumë të mirë këtu, kështu që më ka marrë shumë malli për ta dhe për shkollën.” – tha ajo.
Nxënësi Art Osmani ka qenë i pakënaqur me shtyrjen e mësimit për një muaj. Ai thotë se tani është shumë i lumtur që ka mundësinë të vjen në shkollë dhe familja e tij e ka pritur me gëzim këtë gjë.
“Jam shumë i lumtur që ia ka filluar mësimi pas një kohe të gjatë ku kemi qenë të pakënaqur që nuk kemi pasur mësim, ndërsa tash jemi shumë të kënaqur. Prindërit e mi e kanë pritur me gëzim fillimin e vitit sepse kanë dashur që unë të shkojë në shkollë sikur të gjithë fëmijët.” – tha ai.
Ndërsa, nxënësit tjetër, Daris Mandro, aq shumë i mungoi shkolla saqë edhe gjatë pushimit vinte në shkollë që t’i vizitojë arsimtarët dhe po ashtu, ai thotë se dilte me shokët dhe shoqet e klasës.
“Në periudhën kur nuk kemi pasur mësim kam dalë me shokët dhe shoqet e klasës, gjithashtu kam ardhur në shkollë dhe i kam vizituar arsimtarët” – u shpreh ai.
Ndërsa Hajdar Pasha, i cili është gjyshi i njërit prej fëmijëve që vijnë në këtë shkollë, tha që nga gëzimi për ta sjellë nipin në shkollë sot është zgjuar edhe më herët.
“Unë shumë jam i kënaqur dhe i lumtur, zakonisht zgjohem në orën nëntë, por sot nga gëzimi që do ta sjell nipin në shkollë jam zgjuar në orën 7:30. Ky është për mu një gëzim i veçantë, pas gjithë kësaj rrëmuje dhe problemeve edhe unë e kam ndje dhimbjen që fëmijët po rijnë në shtëpi.” – tha Pasha për arbresh.info.
Sipas tij, shkolla është shtyllë e shtetit dhe ne duhet të vetëdijesohemi se pa arsimim nuk mund të ketë as zhvillim të shtetit.
“Ta rrënosh shkollën, ta rrënosh shtyllën e shtetit, shtyllën e perspektivës së një populli, nuk bën. Ne boll kemi qenë analfabetë e të pashkolluar, dhe kjo na ka lanë këtu ku jemi. Mirëpo tash ne jemi vetëdijësu pak, ndonëse po na dalin disa probleme, por ato kalohen.” – deklaroi ai për arbresh.info.
Mësimi në arsimin para universitar ishte paraparë të fillojë më 1 shtator, por pas grevës së SBAShK-ut e cila filloi më 25 gusht, shkuarja e fëmijëve në shkollë u shtye për një muaj.
Ende nuk dihet nëse do të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura dhe greva do të rifillojë në janar./arbresh.info/
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...
Milaimi dhe Olta replikojnë me kunja ndaj njëri-tjetrit