Thesari i Kosovës ka hapur një llogari bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky fond është mirëpritur nga qytetarët e vendit.
Shuma që është mbledhur deri me tani mbahet sekret nga qeveria, dhe kjo, po ngritë polemika nëse mund të keqpërdoret.
Lidhur me një keqpërdorim të mundshëm portal arbresh.info ka kontaktuar me ekspertin për siguri Nuredin Ibishi.
Ai tha se ky fond nuk mund të keqpërdoret, pasi që mbikëqyret nga Ministria e Mbrojtjes dhe parlamenti, dhe nuk dyshon që mund të ndodhë një gjë e tillë.
Sipas tij, ky fond për shkak të konsensusit të përbashkët, duhet të bashkëpunojnë pozitë e opozitë, por edhe qytetarët.
Sipas, Ibishit nëse do ishte bërë një ligj për Fondin e Sigurisë kishte me qenë një siguri më e madhe në aspektin e menaxhimit.
“Ky fond ka ende kohë derisa të rimbushët, por përgjegjësish janë instrumente të kontrollit financiarë përgjegjësisht aspekti i mbikëqyrjes nuk i përjashton mbikëqyrjet, por prap ekziston një besim për FSK-në ose për forcat e mbrojtjes kane nië besim të lart të qytetarëve dhe nuk besoj që mund të ndodh një keqpërdorim i tillë i këtyre fondeve” tha për arbresh.info eksperti për siguri Nuredin Ibishi.
Edhe, Ish-Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant, Kadri Kastrati ka një mendim të përafërt lidhur me fondin e sigurisë.
Ai për arbresh.info ka thënë që Ministria e Mbrojtjes ka kapacitet të mjaftueshëm për ta menaxhuar fondin e sigurisë për të mos ardhur të ndonjë keqpërdorim eventual.
Kastrati, ka theksuar se për këtë se do të duhet të mbikëqyrët patjetër nga pozitë e opozitë, dhe mjetet e mbledhura duhet të jenë transparent.
Tutje, tha se Ministria e Mbrojtjes e ka një plan të transformimit në ushtri, dhe të ngritjes së kapaciteteve operacionale.
Këtë fond Ministria e Mbrojtjes do të mund ta shfrytëzonte për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Nëse FSK-ja nuk ka buxhet, që ndahet nga Qeveria, për të blerë pajisje, atëherë mund të përdoret fondi për të përshpejtuar ngritjen e kapaciteteve operacionale” ka thënë Kastrati.
Ndryshe, përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj./arbresh.info/ Ejona Hyseni/arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...