Google ADS

Miratohet projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë

11:50 | 14 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave është votuar në Kuvend, shkruan arbresh.info.

Ky projektligji morri 60 vota për dhe një abstenim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Deputetët gjithashtu kanë votuar për raportin vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, i cili gjithashtu është miratuar më 61 vota për.

Derisa janë votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, është miratuar edhe Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.

Me 60 vota për është votuar edhe Kodi i Procedurës Penale me amendamentet e miratuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme