Mehmeti: Masat e ndërmarra nga BQK u treguan efektive, ekonomia ka shënuar rikuperim gjatë vitit 2021

10:43 | 22 Mars 2022
A Z

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka prezantuar raportin e Tranzicionit 2021-2022.

Gvernatori i Bankës së Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se masat e ndërmarra nga BQK-ja janë treguar shumë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar për ekonominë.

Tutje ai tha se këto dy vjet ishin mjaft sfiduese për sistemin financiar dhe ekonominë.

“Masat e kujdesshme të ndërmarra nga BQK-ja janë treguar shumë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar për ekonominë. Sektori bankar arriti të ruajë qëndrueshmëri të lartë. Aktualisht norma e kredive qëndron 2.3 për qind ndërsa norma vjetore 15.7 për qind. Vetëm gjatë vitit 2021 1.8 miliardë euro janë lëshuar kredi të reja. Në rend të parë është stabiliteti financiar. Në anën tjetër jo vetëm që ka tejkaluar krizën por ka marrë rol kyç për rritjen ekonomike. Prandaj prioriteti është që bankat të ruajnë qëndrueshmërinë. Ekonomia ka shënuar rikuperim gjatë vitit 2021 me 10.5 për qind, ku ndër kontribuuesit është edhe sektori bankar. Një ekonomi që të funksionojë mirë duhet të jetë konkurrues, gjithëpërfshirës dhe e qëndrueshme. Vëmendje të veçantë raporti i kushton dixhitalizimit. BQK ka bërë hapa të rëndësishëm në liberalizimin e tregut dhe është duke punuar në draft ligjin në sistemin e pagesave”, tha Mehmeti./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme