Prishtinë, 16 gusht 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale A.K, F.G, K.B, H.K, E.Z, A.S, Q.K, H.B, L.B dhe L.B.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë, duke i nxitur që të iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme apo kuponë të Amazon.com, Inc., në atë mënyrë që përmes telefonit, i kanë thirr të dëmtuarit, shumica të moshës së shtyrë, nga regjione të ndryshme të Gjermanisë, e pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe, mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare si: Moneygram, Western Union, Capital-Ria, Vllesa-Ria, në emra të ndryshëm në Kosovë, apo të blejnë kuponët e Amazon-it dhe të iu tregojnë kodet e tyre të cilët pastaj të pandehurit i kanë shfrytëzuar për blerje personale online, kështu që të pandehurit A.K, K.B, E.Z, A.S, F.G, H.K, Q.K dhe H.B, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ”Mashtrimi në vazhdim” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK.
Ndërkaq, i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punoj ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F. Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit L.B dhe L.B, kanë kryer veprën penale ”Mashtrimi në vazhdim” nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK. /arbresh.info/
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe