Në Ditën Ndërkombëtare të Grave mbahet marsh me moton “MARShojmë, S’festojmë”.
Dhjetëra gra e burra sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshuan në qendër të Prishtinës, me moton “Marshojmë, s’festojmë”.
Xhejrane Loka njëra nga organizatorët e këtij marshi tha se, sot marshojmë nuk festojmë se jemi të vetëdijshme se gratë janë të diskriminuara.
Gjithashtu drejtuan disa kërkesa drejt Qeverisë së Kosovës.
“Sot marshojmë nuk festojmë se jemi të vetëdijshëm se grat janë të diskriminuara gjithashtu ne e dimë që grat në Kosovë me apo pa kontratë nuk kanë pushim as të dielën. Gratë vazhdojnë të mbajnë pozita ma të ulëta, andaj nga këtu i qojmë disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
Duke filluar nga ngacmimi seksual, të ketë siguri në punë, gjithashtu sigurimi shëndetësorë, avancim të punëtorëve, paga më të dinjitetshëm gjithsecilit pa dallime.”, tha ajo.
Ky marsh ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi para ndërtesës së Qeverisë se Kosovës.
“Marshojmë s’festojmë”, tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional për Ditën Ndërkombëtare të Gruas./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...