I dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se, Escobar udhëton drejt Kosovës për të ofruar mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi.
Emisari amerikan, në Prishtinë do të qëndrojë bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak.
Gjatë ditës së sotme, Escobar do të takojë edhe përfaqësuesit politikë opozitarë të Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një konferencë për medi ka folur në lidhje lidhje me takimin që kreu i LDK-së, Lumri
Abdixhiku pritet të ketë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Bajrami ka thënë se me të përfunduar takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet.
“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përketë takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...