Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të fillojë gjatë këtij muaji.
Në një përgjigje për arbresh.info, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur që janë porositur rreth 80.000 mijë vaksina për qytetarët.
“MSH pret që UNICEF-i t’i sjell ato në kohën optimale, ku janë porositur rreth 80.000 vaksina për qytetarët”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Prioritet për vaksinim sipas MSH-së kanë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet më të dobët.
“Çdo qytetar që bën pjesë në kategorinë e rriskut për grip sezonal, do të ketë mundësin që të vaksinohet, prioritet janë: te moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet me te dobët.”, thuhet më tej në prononcimin e Ministrisë për arbresh.info.
Vaksinimi do të bëhet në çdo komunë të Kosovës.
Ndërsa në Maqedoni tashmë vetëm se ka filluar të merren vaksinat kundër gripit sezonal. /Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Ministrja Haxhiu dhe homologu danez flasin për zbatimin e ma...
FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifoz...
Arsenali po e blindon me kontratë të re Sakan
Mickoski kundërshton Vuçiqin: Askund nuk kam hyrë me kamera
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohet se ke...
Roth: Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës