Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Hoti njoftoi se biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar pa asnjë protokol dhe burokraci.
Postimi i plotë:
“Sot në Tiranë takova Presidentin Meta. Në një takim shumë miqësor, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar pa asnjë protokol dhe burokraci. Shqiptarët janë faktor vendimtar në zhvillimet politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor vetëm kur janë të koordinuar./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...