Google ADS

8 fëmijë u braktisën këtë vit në Kosovë

10:18 | 9 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë këtij viti në Kosovë janë braktisur 8 fëmijë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes raportit “Statistikat e Mirëqenies Sociale” ka bërë të ditur se këta fëmijë janë braktisur në tre muajt e parë të 2020-es, shkruan arbresh.info.

7 nga fëmijët e braktisur janë femra, ndërsa një është mashkull.

Dy fëmijë janë braktisur në Mitrovicë, ndërsa nga një në Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Hanin e Elezit.

Ndryshe fëmijë të braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi

“Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme