Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka pyetur qeverinë Kurti se pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes.
“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë 2011 u arritë për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshjes?”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”./arbresh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...