Predrag Pantiq, djali i policit të arrestuar Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmit terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit, ka folur para protestuesve serbë në veri.
Ai tha se baba im është arrestuar duke i thënë që është kriminel, por asnjë gjykatë nuk e ka gjykuar, ai thotë se nuk kanë asnjë informatë se ku gjendet babai i tyre.
“Baba im është arrestuar duke i thënë që është kriminel, por asnjë gjykatë nuk e ka gjykuar. Baba im ka qenë njeri punëtor dhe ka punuar për popullin. Baba im është kriminel veç pse është serb dhe këtë e ka thanë Albin Kurti. Para kësaj kur është arrestuar, ne nuk kemi asnjë informatë se ku është. Nuk jemi dëgjuar apo biseduar me të. Pse babës tim nuk ja dhanë një ftesë, është i sëmurë në shekullin 21 po ndodh kjo, Bashkimi Evropian po hesht e nuk po reagon. Unë dhe nëna ime kemi qenë duke shkuar në Jarinje me e taku por nuk na e kanë mundësuar. Na ka shkruar edhe avokati duke na thënë se kjo është politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën”, tha ai. /arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...