Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 10:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 700 persona apo 1.6 për qind e tyre.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, Alban Mehmeti, kryesues i Komisionit Komunal në Luginën e Preshevës.
“Deri në orën 10:00 nga të dhënat që kemi marrë nga terreni nëpër qendra të votimit kanë votuar 700 persona apo 1.6 për qind e tyre”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, ka thënë se në këtë komunë deri në orën 10:00 dalja e votuesve është 3.74 për qind.
“Për komunën e Bujanocit, 42 mijë e 786 votues, 59 qendra të votimit, deri në orën 10:00, 3.74 për qind është numri i daljes sipas mostrave të marra nga katër vendvotime. Deri në orën 12:00 dalja është 8.67 për qind”, tha ai.
Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.
Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...