Google ADS

Diell e vranësira – parashikimi i motit për pesë ditë

19:17 | 6 Tetor 2024
Q L

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, moti parashihet të jetë ne diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Arbresh.info.

IHMK bën të ditur se të premten parashihet të ketë edhe riga shiu të intensitetit mesatar.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (07-11 tetor 2024)

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./Arbresh.info/

Të ngjashme