Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ka ndodhur një rrahje.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibёr 6.6.1mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6mm”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona tё dyshuar.
Lidhur me këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: një armë (me mulli) dhe një pistoletë (lodër në formë shkrepëse, ndërsa një i dyshuar ende është në arrati.
Pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Policia sërish me aksion në veri, konfiskon armatim dhe subs...
FC Ferizaj rinovon kontratën me sulmuesin Betim Haxhimusa
Bashkatdhetarët në Bernë i bëjnë presidentes Osmani një prit...
Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të l...
Ukraina i paraqet BE-së një plan më të ashpër sanksionesh nd...
Postecoglu: Është një moment historik, mundësi për të fituar...