Rreth orës 11:00, një qytetar 79-vjeçar nga Ferizaj, H. Musliu, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku”. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar portofolin në stacionin e policisë në Ferizaj.
Pas identifikimit të pronarit të portofolit, N.S. nga fshati Brod i Shtërpcës, ai është paraqitur në polici për të protofolin e tij. Pas procedurave të verifikimit, në prani të policisë, pronarit i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumentet e tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin e tij human dhe shembullor në dorëzimin e portofolit./Arbresh.info
HISTORIKE/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tir...
SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i në...
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi