Rreth orës 11:00, një qytetar 79-vjeçar nga Ferizaj, H. Musliu, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku”. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar portofolin në stacionin e policisë në Ferizaj.
Pas identifikimit të pronarit të portofolit, N.S. nga fshati Brod i Shtërpcës, ai është paraqitur në polici për të protofolin e tij. Pas procedurave të verifikimit, në prani të policisë, pronarit i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumentet e tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin e tij human dhe shembullor në dorëzimin e portofolit./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...