Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është shënuar rënie e sërishme e numrit të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.
659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 132 pacientë
Spitali i Gjilanit, 65 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë
Spitali i Ferizajt, 51 pacientë. /arbresh.info/
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...