“Agjencia nuk është e imja, pajtohem me iu ndryshuar emri si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, duhet ta ketë parandalimin, duhet me ekzistuar dhe ende mu fuqizuar në aspektin administrativ”, tha Havolli.
Sa i përket veprimtarisë që ka AKK-ja, Havolli tha se nga kjo agjenci janë ngritur 90 aktakuza, prej tyre janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese në Prokurori.
“Janë ngritur 90 aktakuza, janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese në prokuroritë lidhur ne kallzime penale të ngritura nga Agjencisë në këto kallzime përfshihen çështja e veprave penale për keqpërdorim i detyrës zyrtare, kallëzim i rrejshëm i pasurisë etj”, tha Havolli, raporton EO.
Shefi i AKK-së ka treguar se 98 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë e tyre, ku nga 4737 zyrtarë kanë janë deklaruar 4660.
“Pasurinë duhet të deklarojnë 4737 zyrtarë, prej këtyre 4660 e kanë deklaruar apo 98% e kanë deklaruar pasurinë. 77 nuk e kanë deklaruar, 46 prej tyre pas afatit, 25 nuk e kanë prezantuar fare dhe 6 me arsye. 95% e buxhetit është shpenzuar për vitin 2018, nuk kemi pasur telashe me shpenzim”, tha ai.
Havolli njoftoi se janë 119 raste për konflikt interesi.
“Prokuroritë janë më aktive sa i përket agjencisë, gjitha rastet e agjencinë që janë ata thërrasin edhe zyrtarin ligjor apo atë që ka ushtruar atë rast penal”, tha ai.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...