Prej janarit deri në korrik të këtij viti janë raportuar në Policinë e Kosovës rreth 800 raste të dhunës në familje
Vetëm gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës janë raportuar hiç më pak se dhjetë raste të dhunës në familje, madje në një rast të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes ka qenë i përfshirë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar dhe është suspenduar nga puna për veprën e bërë.
Për më keq, javë më parë Valbona Marku-Nrecaj nga Gjakova u vra nga bashkëshorti i saj bashkë me vajzën e mitur.
Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës në një prononcim për gazetën “Zëri” kanë thënë se nga janari deri në muajin korrik të këtij viti në Polici janë raportuar 751 raste të dhunës në familje.
Sipas tyre, Policia është duke i kushtuar rëndësi trajtimit të dhunës në familje si në aspektin parandalues, po ashtu edhe trajtimit aktiv të rasteve të raportuara.
“Gjatë vitit 2017 janë evidentuar 1.269 raste, kurse në periudhën gjashtëmujore janar – qershor 2018 janë evidentuar 628 raste. Në muajin korrik janë raportuara 123 raste të dhunës në familje në tërë Kosovën”, kanë thënë ata.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...