Pas kritikave të shumta për numrin e madh të zëvendësministrave, shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj pati kërkuar që atyre t’u ndahen përgjegjësi konkrete dhe që më pas të raportohet për punën e tyre. Ky raportim i zëvendësministrave planifikohet të bëhet në muajin e ardhshëm.
Rreth 75 zëvendësministrat e emëruar nga kryeministrit Ramush Haradinaj në muajin prill do të raportojnë për përgjegjësitë që kanë marrë dhe për punët që kanë kryer deri më tani.
Një gjë e tillë u është kërkuar nga kreu i Qeverisë, i cili muaj më parë ka urdhëruar ministrat që t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave.
Megjithatë, analistët politikë thonë se raportimi i zëvendësministrave nuk do të jetë përmbajtjesor, prandaj kërkojnë të publikohen raportet e punës së ministrave dhe të zëvendësve të tyre.
Vlerësohet se në secilën ministri duhet të jetë vetëm nga një zëvendësministër e jo nga katër apo pesë siç janë aktualisht, shkruan tutje “Zëri”.
Raportimi i zëvendësministrave vjen disa muaj pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për punë konkrete nga ta.
“Mund të duket numër i madh i zëvendësministrave, por po bëhet punë dinamike… Kërkoj nga ministrat t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave dhe më pas të raportojnë për këtë. Ata duhet ta arsyetojnë pagën që e marrin ose duhet të shohim nëse duhet t’ua marrin besimin e dhënë”, pati deklaruar Haradinaj.
Kurse Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se zëvendësministrat do të raportojnë në muajin e ardhshëm për punët që kryejnë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...