742 milionë euro, vlera e granteve komunale për vitin 2024

17:50 | 25 Prill 2023
K.B

Qeveria e Kosovës ka ndarë 742 milionë euro për komunat për vitin 2024.

Kështu ka njofuar ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e Kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024. Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro”,tha ai.

Murati tha se kjo qeveri ka shtuar gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.

“Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme