Google ADS

74 për qind e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

11:32 | 30 Mars 2023
A. B.

74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report TV.

E ndërsa përgjigjet pro bashkimit janë brenda parashikimeve, interesant është fakti se 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë aspak dakord për bashkimin.

Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë dëshmuar se qytetarët e të dyja vendeve në shumicë janë dakord me bashkimin kombëtar. Tema e bashkimit kombëtar është gjithmonë e pranishme edhe në debatet politike në të dy vendet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme