Google ADS

74 aktakuza ndaj 93 personave në 24 orët e fundit – 19 në paraburgim

14:54 | 27 Shkurt 2020
Arbresh Info

Prokurori i Shtetit, përmes raportit 24 orësh, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme